Vetëvendosje shkelë Statutin për Ylli Hoxhën
Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur statutin partiak kur kanë vendosur të emërojnë Ylli Hoxhën në pozitën e anëtarit të Kryesisë së Vetëvendosjes.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/Statuti.jpg)
Lajme
Në nenin 68, pika 3b, thuhet se pjesë e Kryesisë së Vetëvendosjes s’mund të jenë as këshilltarët komunal.
Aktualisht, Ylli Hoxha është Këshilltar Komunal në Prishtinë dhe shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në këtë komunë.
E, anëtari i ri i Vetëvendosjes është emëruar në këtë pozitë duke mos u respektuar dispozita e dokumentit mbi të cilin funksionon Vetëvendosje.
Sidoqoftë, jashtë strukturave udhëheqëse të Vetëvendosjes kanë mbetur edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e Nënkryetari Dardan Sejdiu. Për këta të dy s’është shkelur statuti për t’i bërë pjesë të udhëheqjes partiake.
Ndryshe, Statuti i Vetëvendosjes parasheh ndërprerjen e mandatit për të gjithë ata që shkelin Statutin e Partisë, transmeton gazeta Express.