Sulmohet misioni turk në Kabul
Një makinë bombë, e cila ka pasur në shënjestër një automjet të ambasadës turke në Kabul, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm.
Bota
Shpërthimi ka ndodhur jashtë portës së misionit iranian.
Ambasadat e Turqisë dhe Iranit janë ngjitur, në qendër të Kabulit.
Zëvendësministri i Brendshëm afgan, Mohammad Ayub Salangi, ka thënë se shënjestër e sulmit ka qenë makina e ambasadës turke.
“Një person është plagosur dhe shoferi ndoshta është vrarë”, ka thënë ai.
Ky është sulmi i parë në një cak turk në kryeqytetin e Afganistanit, raporton REL.