Tortë me portokall dhe çokolatë

Një recetë tjetër e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur. Përbërësit: 6 ve 100gr sheqer 200gr margarinë 3 lugë kakao 3 lugë miell 1 pluhur për pjekje Për kremin: 500ml ajkë të ëmbël 300gr çokollatë Lëvore portokalli Udhëzimet: Fillimisht rrahim margarinën me sheqer, pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë.…

Lifestyle

12/02/2015 20:47

Një recetë tjetër e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit:
6 ve
100gr sheqer
200gr margarinë
3 lugë kakao
3 lugë miell
1 pluhur për pjekje

Për kremin:
500ml ajkë të ëmbël
300gr çokollatë
Lëvore portokalli

Udhëzimet:
Fillimisht rrahim margarinën me sheqer, pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë. Pastaj i shtojmë miellin e përzier me kakao dhe pluhur për pjekje. Në fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura më parë në shkumë të fortë. E pjekim në temperaturë 180 gradë për 15 minuta.

Përgatitja e kremit:
E ngrohim ajkën e ëmbël derisa të fillojë të vlojë dhe në të shtojmë çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu të nxehtë e vendosim mbi tortë. E lejmë në vend të ftohtë që të forcohet kremi.