Nëntë futbollistët e Realit që nuk u ftuan në ditëlindjen e Ronaldos
Cristiano Ronaldo e festoi ditëlindjen e 30-të, pavarësisht humbjes së rëndë nga Atletico Madrid. Por, në të nuk morën pjesë nëntë futbollistë të Real Madridit.
Sport
Cristiano Ronaldo u ballafaqua me kritika të rrallë gjatë kësaj jave pasi festoi ditëlindjen e tij, pavarësisht disfatës së thellë të Real Madridit nga Atletico Madrid me rezultat 4:0 në Vicente Calderon.
Ylli portugez u përkujdes që prapë ta festojë ditëlindjen e 30-të duke kërcyer e buzëqeshur së bashku me shoqësi.
Por, në ndejën e tij nuk ishin prezent nëntë futbollistë të Los Blancos.
E ata janë: Lucas Silva, Jese, Illarramendi, Isco, Arbeloa, Javier Hernandez, Varane, Karim Benzema, Iker Casillas.