Bashkë me Shpendin u arrestua edhe një i dënuar për trafik me drogë
Në protestën e sotme sw bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, policia ka arrestuar edhe Mehmet Haxhiun, nga fshati Tërrnavc, i dënuar për trafik me drogë.
Lajme
Si merr vesh Indeksonline nga burime brenda Policisë, së bashku me Shpend Ahmetin,sot është shoqëruar edhe Mehmet Haxhiu, nga fshati Tërrnavc, i martuar me serbe në Gjermani dhe i dënuar me 10 vjet burg për vjedhje dhe shitblerje të drogës në këtë shtet.
Burime brenda policisë tregojnë se Haxhiut i është ndaluar hyrja në shtete të BE-së. Kurse që nga viti 2006 jeton në Kosovë dhe prej asaj kohe ka qenë i arrestuar disa herë për vjedhje nëpër prona private.
Mësohet, se Prokuroria po përgatit edhe kërkesë për video-xhirimet e protestës për të mbledhur prova kundër atyre që kanë dëmtuar pronën publike dhe private. Një kërkesë e tillë do t’i drejtohet edhe bankave dhe bizneseve private në sheshet e kryeqytetit. (Indeksonline)