Ushtria e Pakistanit vret 76 militantë
Pakistani njoftoi se si rezultat i sulmeve ajrore në zonën e trazuar fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin, janë vrarë 76 militantë.
Bota
Autoritetet thanë se gjatë sulmeve ajrore të ditës së martë janë sulmuar gjashtë strehimore të militantëve që gjenden në Datta Khel të Viziristanit Verior.
Zyrtarët thanë se disa nga të vrarët janë shtetas të huaj, kurse shtuan se është shkatërruar edhe një depo e municionit.
Ofensiva në Viziristanin Verior ka filluar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa po përdoren sulmet ajrore, artileria dhe këmbësoria, transmeton REL.
Sipas autoriteteve të këtij shteti, më shumë se 1,800 militantë janë vrarë deri më tani.
Pakistani i ka intensifikuar sulmet ndaj militantëve pas një shpërthimi në një shkollë në Pakistan gjatë muajit dhjetor, ku kanë mbetur të vdekur 151 njerëz, shumica nga ta fëmijë.