AAK kërkon lirimin nga arresti të anëtarit të saj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar arrestimin e anëtarit të kryesisë së kësaj partie, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj.

Lajme

27/01/2015 18:24

Sipas një komunikate të AAJK-së, arrestimi i Demaliajt nga ana e policisë është veprim me motive politike.

“AAK kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Demaliaj. Gjithashtu dënojmë ashpër dhunën e ushtruar ndaj anëtarit të kryesisë së AAK-së dhe ish-deputetit Demaliaj dhe kërkojmë që urgjentisht ata që ushtruan dhunë ndaj z.Demaliaj të vihen menjëherë para përgjegjësisë”, thuhet mes të tjerash në kumtesë.