Ymeri: Policia e filloi me dhunë nga mëngjesi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga liderët e Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se Policia e Kosovës gjatë kësaj dite ka qenë jashtëzakonisht brutale, duke ndaluar edhe autobusët me protestues që vinin drejt Prishtinës.
Lajme
Sipas Ymerit, dhuna ndaj protestuesve nisi në momentin kur protestuesit filluan t’i largojnë rrethojat e policisë që ishin vendosur pranë selisë së Qeverisë. sipas Ymerit, për gjithçka fajin e ka Qeveria e Kosovës, e cila i është nënshtruar plotësisht Qeverisë së Serbisë.
“Gjatë kësaj ditë policia ka qenë jashtëzakonisht brutale. Ka filluar qysh në mëngjes, duke ndalur autobusë për t’i ndalur protestuesit të mos vijnë në Prishtinë. Përveç shufrave të gomës, gazit lotsjellës, ajo ka përdorur edhe plumbat e gomës”.
“Përgjegjësia është e Qeverisë së Kosovës, e cila i është nënshtruar plotësisht Qeverisë së Serbisë. Ne insistojmë që Jabllanoviqi duhet shkarkuar”, tha ai.
“Policia nuk e ka të drejtën t’i bllokojë sheshet. Këto rrugë janë të qytetarëve dhe ata po e cenojnë lirinë e lëvizjes”, deklaroi Ymeri për KTV.