Profesorë gjimnazi, me diplomë të shkollës së mesme
Kanë vetëm diplomë të shkollës së mesme, mirëpo kjo nuk i’u ka penguar që të japin mësim pikërisht në shkollë të mesme të lartë. Ky prioritet i mësimdhënies pa diplomë universitare iu është dhënë politikanëve të Gjakovë.
Lajme
Luan Shllaku, kryetar i grupit parlamentar të AKR-së, në Gjakovë dhe Nevruz Bajrami, anëtarë i kryesisë së PDK-së, në fshatin Molliq të Gjakovës e kanë të kryer vetëm shkollën e mesme, kurse japin mësim në shkollat e mesmet të larta të Gjakovës.
Dhe këta nuk janë personat e vetme të pakualifikuar që kanë zënë vende në shkollat e kësaj komune, shkruan gazeta Zëri.
Megjithatë, për shkak të përfshirjes në politikë emrat e Luan Shllakut dhe Nevruz Bajrami si të punësuar jashtë kritereve në cilësi të mësimdhënësve në shkolla të mesme janë përmendur në një mbledhje të Kuvendit komunal të Gjakovës.