Rama “dorëzohet” përballë serbëve, heq foton me flamurin e dronit
Edi Rama duket se është dorëzuar përballë presionit serb për ta hequr foton me flamurin e dronit nga sajti i kryeministrisë shqiptare.
Lajme
Fotografia me flamurin e dronit, ku paraqitet harta e trojeve shqiptare, më nuk figuron në sajtin zyrtarë të kryeministrisë shqiptare.
Media serbe, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për foton që ishte e vendosur në faqen e internetit të qeverisë së Shqipërisë e që paraqiste foton e bërë publike nga qytetarët në faqen e murit të kryeministrisë, gjatë një aktiviteti për festat e fundvitit.
Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme e Serbisë i kanë thënë të përditshmes serbe Vecernje Novosti, se ambasada serbenë Tiranë ka dorëzuar një notë proteste në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Dhe disa ditë pas kësaj, duket se fotoja është hequr nga faqja e kryeministrisë dhe Facebook-u personal i Edi Ramës. (lajmi.net)