Nuk ka më konfiskim patent-shoferësh
Ministria e Punëve të Brendshme ka shfuqizuar ligjin i cili lejonte konfiskimin e patentë-shofereve, me rastin e kundërvajtës në komunikacionin rrugor.
Lajme
Policia e Kosovës nuk do të mund që tu konfiskojë patentë-shoferët vozitëseve të automjeteve edhe nëse ata bëjnë kundërvajtje në komunikacion.
Kjo pasi ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, ka marrë vendim për shfuqizimin e ligjit i cili mundësonte një gjë të tillë.
Sipas një njoftimi për media të Ministrisë e Punëve të Brendshme thuhet se kjo ministri do punojë që të parandalojnë aksidentet dhe kundërvajtjet në komunikacion rrugor.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, pas konsultimeve me organet përkatëse dhe trajtimit të hollësishëm, ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit nr:108, të datës 19.05.2014, lidhur me konfiskimin e patentë-shofereve, me rastin e kundërvajtës në komunikacionin rrugor”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të angazhohet aktivisht dhe sistematikisht gjatë rishqyrtimit të Ligjit për komunikacionin rrugor dhe do të propozojë masa dhe norma që parandalojnë aksidentet dhe kundërvajtjet në komunikacion rrugor”.
“Po ashtu do të propozojë masa ligjore që do të obligojnë kundërvajtësit në komunikacion rrugor që obligimet e tyre t’i kryejnë në afat optimal”, thuhet në njoftim.