Shaqiri i ‘çmend’ tifozët në San Siro (Video)

Si duket Xherdan Shaqiri menjëherë ka fituar zemrat e tifozëve të Interit, të cilët kanë krijuar një spektakël para takimit, duke brohoritur emrin e lojtarit me prejardhje shqiptare.

Sport

21/01/2015 21:51

Xherdan Shaqiri ka startuar në takimin e sotëm që Interi po e luan kundër Sampdorias në kuadër të fazës 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Disa minuta para fillimit të takimit, spikeri i San Siros,e brohoriti emrin ‘Xherdan’ teksa tifozët me një brohoritje edhe më të madhe vazhduan duke thënë ‘Shaqiri’.

Përndryshe, Xherdani pati një paraqitje fantastike në pjesën e parë duke qenë lojtari kryesor i skuadrës së tij.

Video