Cuadrado drejt Chelseas

Chelsea dhe Fiorentina janë duke negociuar transferimin e yllit kolumbian Juan Cuadrado në Stamford Bridge.

Sport

21/01/2015 09:04

Chelsea dhe Fiorentina janë në bisedime për transferimin e Juan Cuadrados, ka bërë të ditur gazetari i “Sky Sport”, Gianluca di Marzio.

Gjiganti londinez është duke konsideruar shitjen e Andre Achurrles në Ëolfsburg për 30 milionë euro.

Dhe, me diçka më tepër se kjo, do të arrijë të aktivizojë dëmshpërblimin në kontratën e kolumbianit me klubin Viola.

Andaj, tani për tani Chelsea është favorit për transferimin e Cuadrados, para Manchester Unitedit që po ashtu e kërkoi futbollistin gjatë verës së vitit të kaluar.