Zhbogar, kundër likuidimit të Trepçës

Në të njëjtën kohë kur Kuvendi i Kosovës po mbante seancën në të cilën do të merreshin vendime të reja në lidhje me projektligjin për “Trepçën”, drejtuesi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka folur pikërisht për këtë çështje. 

Lajme

19/01/2015 16:46

Si raporton KTV, Zhbogar si pjesë e panelit hapës të një shkolle dimërore që kishte për temë evropianizimin e Kosovës, i pyetur nga studentët e UP-së, ka thënë se duhet shmangur patjetër likuidimi i Trepçës.

Po ashtu, Zhbogar ka thënë se Trepça duhet t’i merret AKP-së dhe pastaj të kërkohet një partner strategjik për zhvillimin e mëtutjeshëm të kësaj ndërmarrjeje industriale.