Arabia Saudite 1000 km mur për t’u mbrojtur nga pushtimi i ISIS (Foto)
Arabia Saudite po ndërton një muri të gjatë prej rreth 1000 kilometrave, përreth Jordanit deri në Kuvajt, për t’u mbrojtur nga kërcënimi për pushtim nga ISIS. Kapja e xhamive të shenjta në Medine dhe Meke është një nga planet kyçe të ISIS.
Bota
Familja mbretërore saudite po ndërton një mur rreth 1000 kilometra të gjatë për të fortifikuar kufijtë veriorë të mbretërisë.
Muri i forcuar me qendrat e komandës dhe roje ka si qëllim të mbrojë territorin e pasur me naftë të Arabisë Saudite nga një invazion i mundshëm nga zgjerimi i Shtetit Islamik, ISIS, transmeton lajmi.net.
Javën e kaluar një bombardim vetëvrasës dhe sulm me armë vrau dy roje kufitare saudite dhe komandantin e tyre.
Ky u quajt si sulmi i parë i Shtetit Islamik mbi Arabinë Saudite.
Muri, do të shtrihet përtej kufirit saudit me Irakun, nga Jordania dhe në Kuvajt.
Në të do të vendosen 78 kulla monitoruese, tetë qendra të komandës, 10 mjete për mbikëqyrjen me telefon mobil, 32 qendra të reagimit të shpejtë, dhe tre skuadra të ndërhyrjes së shpejtë. (lajmi.net)