Agjentja: Alves mund të qëndrojë te Barcelona
Agjentja e Daniel Alvesit ka thënë një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozët e Barcelonës, duke thënë se klienti i saj mund të mos largohet nga Camp Nou.
Sport
Agjentja e Daniel Alvesit, Dinorah Santa Ana ka konfirmuar se klienti i saj, mundet që shumë lehtë të qëndrojë te Barcelona për së paku edhe një vit.
“Alves ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse dëshiron të qëndroj te Barcelona apo të largohet. Ai është i hapur në dy opsionet”, tha Ana për Sport.
“Ai mund të mos largohet nga Barcelona. Sidoqoftë, nëse ne pranojmë oferat të shumta nga skuadra tjera atëher do t’i konsiderojmë ato. Ai ka qenë besnik i kësaj skuadre dhe nuk ka preferenca për ndonjë skuadër tjetër”, përfundoi Ana.
Përndryshe, Alves është lidhur shumë me një largim të tij nga skuadra e Barcelonës në fund të këtij sezoni.