Krkic: Enrique nuk flet me lojtarët e tij
Ish-lojtari i Barcelonës, Bojan Krkic ka dhënë një deklaratë shokuese duke thënë se Luis Enrique nuk flet me lojtarët e tij pasi është një njeri që nuk komunikon shumë.

Sport
Luis Enrique është një lojtar që nuk komunikon dhe nuk flet me lojtarët e tij, gjithnjë sipas ish-talentit të Barcelonës, Bojan Krkic,i cili ka punuar me trajnerin aktual të Blaugranëve te Barcelona B.
“Ai është një trajner shumë pak komunikues. Luis Enrique nuk mund të kuptohet me lojtarët”, tha Krkic për L’Esportiu.
“Ai ka qenë lojtar dhe duhet ta dijë mirë sesi duhet të jetë një trajner. Në fund të sezonit, do të shohim nëse ai do të mund t’i menaxhojë gjërat te Barcelona”.
“Ai ka një ide të qartë, punon me stafin duke mos komunikuar me lojtarët”, përfundoi Krkic i cili kishte punuar me Enriquen te Barcelona B.