Shaqiri: Nuk mendoja për Juven, e doja vetëm Interin
Xherdan Shaqiri ka thënë se kurrë nuk ishte duke menduar për një transferim të mundshëm te Juventusi, duke thënë se dëshira e tij e vetme ishte vetëm Interi.

Sport
Shaqiri nuk e donte asnjëherë transferimin te skuadra e Juventusit, pasi një gjë tëtillë dëshironta të bënte vetëm te Interi.
“Duke u lexuar gazetat, duket se unë kam qenë në kontakte me të gjitha skuadrat që ekzistojnë në botë”, tha Shaqiri për reporterët disa minuta më parë.
“Agjenti im që njëkohësisht është dhe vëllai im ishte në punë, ndërsa Juventusi ishte një opsion, edhe pse unë e doja vetëm Interin, asnjë skuadër tjetër”, përfundoi Shaqiri.
Xherdani pritet që të debutojë me fanellën e Nerazzurëve në ndeshjen e ardhshme e cila zhvillohet kundër Empolit të shtunën.