Kuvendi më 19 janar shqyrton Ligjin për ndërmarrjet publike
Më 19 janar (e hënë) Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. Në këtë seancë pritet që të shqyrtohet në të dy leximet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike .

Lajme
Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas një mbledhje urgjente në të cilën ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të saj, të kryesuar nga kryetari Kadri Veseli.
Kryesia ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, lidhur me shkresën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për Vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për ndërmarrjen “Trepça”.
“Pasi komisioni ka diskutuar lidhur me shkresën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vendimin e Dhomës së posaçme të Gjykatës Supreme, pranë Kryesisë së Kuvendit ka rekomanduar inicimin e procedurës së ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për këtë çështje”, thuhet në një komunikatë të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, edhe në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u diskutua për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se ndërmarrja “Trepça” do të mbrohet me ligj të veçantë.