Lahm pensionohet më 2018
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka njoftuar se do të pensionohet pas skadimit të kontratës me gjigantin bavarez më 2018.
Sport
Philipp Lahm ka bërë të ditur se planifikon të pensionohet në Bayern Munich në skadim të kontratës së tij më 2018.
Mbrojtësi ka mohuar spekulimet se mund të largohet nga Allianz Arena, duke e zbuluar edhe datën kur do të përfundojë karrierën e lavdishme.
“Kontrata ime me Bayernin skadon më 2018. Atëherë do të jem 34-vjeç, dhe kjo do të jetë koha e duhur për ta përfunduar karrierën”, deklaroi Lahm për “L’Equipe”.
“Nuk e shoh veten duke u transferuar në Katar ose SHBA. Dua ta përfundoj karrierën aktive derisa jam në kulmin e lojës”, u shpreh ai.