Parulla në Graçanicë, kundër Jabllanoviqit dhe vizitës së Vuçiqit (Foto)

Disa të rinj kanë ndërmarrë një aksion, duke shkruar parulla kundër ministrit të qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq dhe vizitës së kryeministrit serb nesër në Kosovë, Aleksandar Vuçiq. 

Lajme

13/01/2015 15:45

Për parullat e shkruara në anësoret e rrugës, autorët e tyre, kanë thënë se po e bëjnë këtë aksion, pasi askush nuk po ndërmerr asgjë ndaj veprimeve të ministrit serb të Kosovës, dhe ardhjes së kryeministrit serb në Kosovë. 

“Duke e parë heshtje nga të gjithë ndaj veprimeve te Jablanoviqit dhe ardhjes së Vuçiqit sot ndërmorëm një aktivitet simbolik për të shprehur revoltën tonë kundër këtyre ngjarjeve të shëmtuara!”, ka shkruar Astrit Gjocaj në Facebook. (lajmi.net)