Nisma mbetet pa njeriun më të fortë në Gjilan
Nisma në Gjilan ka mbetur pa Musa Selimin, profesor në UP, për shkak të pakënaqësisë me njerëzit që e udhëheqin këtë subjekt politik.
Lajme
Musa Selimi ka bërë të ditur për xlpress.tv se ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt dhe se dorëheqja e tij është përfundimtare.
“Unë, Musa Selimi, profesor në UP, dua të njoftoj opinionin gjilanas se unë si ish-shef i shtabit zgjedhor të Nisma, dega në Gjilan, tërhiqem përfundimisht nga ky subjekt dhe anëtarësia”, ka thënë Selimi, transmeton lajmi.net.
Sipas Selimit, me dorëheqjen e tij janë larguar edhe përfaqësuesit e dy këshillave në lagjen Iliria në ish-Kamnik dhe në fshatin Bresalc.
Selimi ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është shenjë e mosorganizimit te Degës së NISMA-s në Gjilan dhe e neglizhencës, siç ka thënë ai, “e njerëzve që udhëheqin me këtë subjekt për të qenë me afër qytetareve”, ka thënë Selimi për xlpress.tv.