Thaçi ngushëllon familjen Fetahu
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e Ali Fetahut, i cili humbi jetën në kufirin e Hungarisë.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se lajmi për vdekjen e Ali Fetahut ka lënduar rëndë të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Me pikëllim e mora lajmin për vdekjen e qytetarit ferizajas, Ali Fetahu në kufirin e Hungarisë. Kjo vdekje ka lënduar thellë familjen e tij, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Fetahu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi.