Ukraina nuk shpreson që Krimeja t’i kthehet së shpejti
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, thotë se me gjasë gadishulli i Krimesë, që është aneksuar nga Rusia, nuk do të kthehet së shpejti, por ka shprehur përkushtim se rajoni një ditë do t’i kthehet Ukrainës.
Bota
Këto komente ai i bëri sot gjatë konferencës së fundvitit për gazetarë në kryeqytetin Kiev.
Më tutje ai është shprehur se nëse gjenerata aktuale e ukrainasve nuk do ta sheh Krimenë e kthyer nën kontrollin e Ukrainës, “atëherë fëmijët ose nipërit tanë do ta shohin”.
Yatsenyuk tha se nuk ekziston “përgjigje e shpejtë dhe e lehtë” në pyetjen se si do të kthehet rajoni në Detin e Zi, që është aneksuar nga Rusia në muajin mars./REL/