Ancelotti fiton çmimin e trajnerit të vitit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka fituar çmimin e trajnerit të vitit në Globe Soccer Aëards gjatë ditës së hënë.
Sport
Carlo Ancelotti ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në Globe Soccer Aëards që u mbajt gjatë ditës së sotme në Dubai.
Ancelotti arriti suksese të mëdha me skuadrën e Realit gjatë këtij viti, duke fituar Ligën e Kampionëve, Copa del Reyn, Superkupën Europiane dhe Kupën e Botës për Klube.
“Jeta është shumë e lehtë sepse ne kemi shumë lojtarë të shkëlqyer dhe një staf të mrekullueshëm”, përfundoi trajneri italian.