Lahm: Edhe Ronaldo e meriton Topin e Artë

Kapiteni i Bayern Munichut, ka thënë se nuk do të ketë justifikime në Neuer nuk e fiton Topin e Artë, pasi atë çmim meriton që ta fitojë edhe Cristiano Ronaldo.

Sport

24/12/2014 15:05

Lahm ka thënë se Neuer duhet ta fitojë Topin e Artë, por edhe nëse nuk e fiton, atëherë nuk do të ketë justifikime, pasi edhe ROnaldo e meriton plotësisht.

“Nuk duhet të ketë justifikime nëse Neuer nuk e fiton Topin e Artë këtë sezon”, tha Lahm për të përditshmen kroate, Jutarnji list.

“Unë dua që atë të fitojë një gjerman, por ne nuk duhet të jemi shumë subejktiv. Ronaldo gjithashtu e meriton që ta fitojë atë”, përfundoi Lahm.