Mourinho ankohet për orarin e ndeshjeve
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho po ankohet se skuadra e tij e ka orarin e ndeshjeve më të vështirë se sa rivalët e skuadrës së tij.

Sport
Mourinho ka thënë se skuadra e tij ka orar më të vështirë të ndeshjeve për festat e fundvitit, duke krahasuar me rivalët tjerë të skuadrës së tij.
”E rëndësishme është se ne jemi lider që nga dita e parë deri tani dhe jemi duke luajtur mirë, vërtetë mirë”, tha Mourinho.
”Ne kemi filluar periudhën e Krishtlindjeve duke ditur se kemi një orar shumë më të vështirë se skuadrat e tjera. Tri ndeshje si mysafirë ndaj Stoke, Southampton e Tottenham”, tha trajneri portugez.
Skuadra e Mourinhos dje mbrëma arriti fitoi pa probleme ndaj Stoke City me rezultat 0-2, me golat e shënuar nga Terry dhe Fabregas.