Zbritje të “mëdha” për fund vit

Festat e fundvitit kanë detyruar supermarketet e Kosovës të bëjnë zbritje në mallra. Por, si duket, tek ata vlen vetëm termi “zbritje”, por jo edhe zbatimi i tij. 

Fotolajm

23/12/2014 19:41

Këtë e tregon edhe kjo foto e bërë në një supermarket në Prishtinë, ku shihet se zbritja te një artikull është bërë për vetëm një cent. Duke e pasur parasysh që në Kosovë, zakonisht në shumicën e dyqaneve, nuk kthehet kusuri prej një cent, mund të përfundohet se kjo zbritje nuk ekziston fare.