Aguero edhe një muaj larg rikthimit

Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka konfirmuar se Kun Agueros i nevojitet edhe një muaj për t'u rikthyer në fushat e blerta.

Sport

23/12/2014 17:12

Sulmuesi argjentinas ka kaluar formë jashtëzakonisht të lartë këtë edicion, mirëpo ai u lëndua në ndeshjen ndaj Evertonit në minutat e para të ndeshjes.

”Lëndimet janë njësoj si javën e kaluar. Aguero, Dzeko, Jovetic, Kompany nuk janë gati për ndeshjen e ardhshme’

”Jovetic e Kompany ndoshta kthehen në fund të javës së ardhshme, kurse Dzeko e Aguero në pjesën e dytë të janarit”, tha kiliani.