Thaçi takon ambasadorët
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar ambasadorë dhe shefat e misioneve diplomatike në Kosovë. Thaçi në këtë takim ka shpalos prioritet kryesore të Kosovës në politikën e jashtme.

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka takuar ambasadorët e akredituar në Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për bisedimet me Serbinë, procesin e integrimeve dhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova është me fat që ka një kor diplomatik miqësor dhe përkrahës.
“Sapo përfundova një takim përshëndetës të fundvitit me Ambasadorët dhe Shefat e Misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë, ku shpalosa prioritetet kryesore të marrëdhënieve të jashtme të Kosovës për periudhën e ardhshme”.
“ Patëm një diskutim të mirë ku mbuluam çështjet kryesore nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe nënshkrimi i MSA-së. Kosova ka fatin të ketë një kor shumë miqësor dhe shumë përkrahës për synimet diplomatike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.