Sissoko: E dua Arsenalin

Mesfushori dhe lojtari kryesor i Newcastle United, Moussa Sissoko ka treguar se ai është një fans i skuadrës angleze, Arsenalit.

Sport

22/12/2014 19:38

Sissoko ka zbuluar skuadrën e zemrës e cila është Arsenali, duke aluduar kështu në mënyrë indirekte për një transferim te kjo skuadër.

”Sa isha i ri unë kam mbështetur gjithmonë skuadrën e Arsenalit”, tha Sissoko.

”Atje luante idhulli im, Patrick Vieira. Gjithmonë e kam dashur këtë klub dhe ende e dua”, tha Sissoko.

Lojtari francez po kalon formë jetësore në dy edicionet e fundit te skuadra e Alan Pardew , dhe normalisht se Arsene Wenger do ta marë parasysh deklaratën e bashkëkombasit të tij.