Ramos nuk nxiton për rinovimin e kontratës

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se nuk është duke nxituar për të hapuar bisedimet rreth kontratës së re me skuadrën e Los Blancos.

Sport

22/12/2014 14:25

Ramos nuk është duke nxituar për të hapur bisedimet rreth nënshkrimit të kontratës së re me skuadrën e Real Madridit.

“Është diçka që mua nuk më brengos fare për momentin”, tha mbrojtësi i Real Madridit për Cadena Ser.

“Unë kam edhe dy vite tjera në kontratë me Real Madridin. Ne do të flasim mirëpo për momentin nuk jemi duke nxituar”, përfundoi spanjolli.