Vetëvendosje: Kryeministri ekonomist nuk e ka lexuar fare projektbuxhetin 2015 (Video)
Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 2015 të propozuar për votim në Kuvend, nga Qeveria Mustafa.

Lajme
Deputeti i VV-së, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri dhe ministri i Financave as që e kanë lexuar fare buxhetin e përpiluar nga qeveria e kaluar.
Ai mori plotë shembuj që ata nuk e kanë lexuar atë, duke thënë se po ta lexonin, si ekonomistë që janë nuk do lejonin shumë gjëra që përfshihen në këtë projektbuxhet.
Bislimi tha ky buxhet mund të jetë mjet i mirë për një jetë më të mirë, por sipas tij, jo kur është në duar të gabuara sikur kësaj radhe.
Bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë buxhet pa u bërë ndryshime substanciale.
Ndryshe nga Vetëvendosje, PDK dhe LDK e përkrahën projektbuxhetin.