Gjenden eshtra kafke në Prishtinë
Disa pjesë të eshtrave janë gjetur në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Lajme
Mbetjet mortore janë gjetur nga një person derisa ishte duke punuar me një ekskavator në rregullimin e një kanali.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti hetimor për persona të zhdukur ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë tërheqjen e disa pjesëve të eshtrave. Rasti po hetohet nga njësitë relevante policore, raporton Kosovapress.