Thaçi botohet nga universiteti London School of Economics
Një nga universitetet më prestigjioze të botës London School of Economics ka botuar në faqen universitare një shkrim ekskluziv të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi. Në këtë shkrim, Zëvendëskryeministri flet për prioritetet kryesore të politikës së jashtme.

Lajme
Në këtë shkrim autorial për këtë universitet prestigjioz, Thaçi shpjegon rrethanat në të cilat është krijuar qeveria e re e Kosovës duke cituar edhe Sekretarin e Shtetit të SHBA John Kerry i cili ka thënë se “ky koalicion qeverisës i Kosovës si dhe procesi që e formoi koalicionin janë dëshmi e fuqisë dhe vitalitetit të institucioneve politike dhe demokratike të Kosovës”.
Më vonë Zëvendës Kryeministri Thaçi poashtu përshkruan gjashtë prioritetet kryesore të diplomacisë kosovare: ai e quan procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian si komponenti më i rëndësishëm të reformave tona të brendshme dhe të jashtme. Fusha e dytë është “krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës si një forcë jo-ofensive që do të jetë në gjendje të zbatojë detyrat në bazë të Kushtetutës dhe nën kontroll të plotë civil. Krijimi i Forcave të Armatosura si një komponent multietnik të Kosovës dhe arkitekturës rajonale të sigurisë do të bazohet në Rishikimin e Strategjisë së Sigurisë e cila u zbatua në bashkëpunim me partnerët e NATO-së.”
Prioriteti i tretë është krijimi i një Gjykatë të Specializuar që do të ketë një dhomë në një vend europian për të siguruar hetime transparente dhe të besueshme dhe aktakuzat e mundshme që mund të rrjedhin nga puna e Task Forcës Speciale Hetimore. Sipas dyshit të Qeverisë kosovare, prioriteti i katërt i ndërveprimit ndërkombëtar është “procedimi me aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.” Në listën e prioriteteve të obligimeve ndërkombëtare është edhe veprimet drejt asaj qe “shteti i kosoves do te shkojë përpara me njohje të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe”. Thaçi tregon se Kosova tashmë është njohur nga 108 shtete deri tani nga të gjitha pjesët e botës, ndërsa pasaporta e Kosovës dhe dokumentet personale janë njohur nga mbi 170 shtete në mbarë botën.
Thaçi poashtu ka konfirmuar se do te vazhdohet me investime ne diplomaci publike: “Ne do të vazhdojmë me programe të reja dhe inovative në diplomaci publike dhe digjitale që e kanë marrë vëmendjen globale në qarqet diplomatike dhe mediatike.”
Prioriteti tjetër i rëndësishëm është edhe diplomacia ekonomike. Thaçi pohon se “diplomacia jonë do të jetë gjithashtu si një mjet për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në republikën tonë. Si një ish-kryeministër, unë e di se investitorët e shumtë të interesuar në Kosovë kishin frikë nga imazhi i saj i pasluftës. Duke forcuar portofolin e mjeteve të diplomacisë ekonomike, ne synojmë në sigurimin e investitorëve të potencialit ekonomik të Kosovës”. (lajmi.net)