2014: Messi më shumë gola se Ronaldo pa penallti

Lionel Messi e ka përfunduar vitin 2014 duke shënuar më shumë gola se Cristiano Ronaldo, duke mos llogaritur këtu golat e shënuar nga penalltia.

Sport

22/12/2014 10:46

Messi është lojtari që ka shënuar më shumë gola gjatë vitit 2014, duke mos llogaritur këtu golat e shënuar nga penalltia, pasi me ato, prinë Ronaldo.

Messi ka shënuar gjithsej 51 gola gjatë vitit 2014, duke qenë në krye të listës së golashënuesve më të mirë, duke mos llogaritur golat e penalltisë.

Në vendin e dytë është Ronaldo me 48 gola të shënuara teksa në vendin e tretë është Neymar me 33 gola të shënuara.

Lista mbyllet nga sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez i cili ka shënuar plotë 31 gola, pasi pati një vit mjaft të mirë.