Kroos: Nuk do ndalemi me kaq
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është shprehur i etur për trofe, duke thënë se dëshiron edhe më shumë të tillë me skuadrën e Real Madridit.

Sport
Toni Kroos është shprehur optimist për të ardhmen e Realit, duke thënë se dëshiron të fitojë më shumë trofe në të ardhmen.
“Fitorja e djeshme ishte një mënyrë fantastike për të përmbyllur këtë vit me skuadrën e Real Madridit”, tha Toni Kroos.
“Rruga deri këtu nuk është e lehtë, pasi për të arritur, duhet një herë ta fitosh Ligën e Kampionëve. Ky është një përfundim perfekt për neve”.
“Sidoqoftë, ne jemi të etur për triumfe dhe trofe tjera. Ne duam ta fitojmë patjetër La Ligën këtë sezon, pasi kanë kaluar disa vite që kjo skuadër nuk e ka fituar këtë trofe”, përfundoi mesfushori gjerman.