Januzaj kërkohet edhe nga Hull City

Skuadra e Premier Ligës, Hull City është duke kërkuar të huazojë talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn.

Sport

21/12/2014 20:53

Sipas mediave britanike, mësojmë se Hull City është skuadra e radhës që është duke kërkuar shërbimet e Adnan Januzajn.

Januzaj pritet të largohet nga United gjatë janarit për tek ndonjë skuadër tjetër në formë huazimi.

Përpos Hull Cityt, në garë për shërbimet e tij janë shumë skuadra të mëdha si Interi, Juventusi, Atletico Madridi dhe disa gjigantë tjerë.