Ushtarët amerikanë përloten nga dhurata e fëmijëve kosovarë

Disa fëmijë që nuk e kanë përjetuar luftën, nuk i pengon që çdo vit të mbajnë koncert në "Bondsteel" për Krishtlindje para ushtarëve amerikanë.

Lajme

21/12/2014 20:39

Megjithëse publiku mund të mos i kuptojë se çka po thonë, ushtarët shihen tejet të emocionuar. 

Kur fëmijët këndojnë për Krishtlindje në gjuhën angleze, shumë ushtarë u panë duke qarë. 

“Jemi të impresinuar që kanë ardhur të këndojnë për ne. Fëmijet e mi janë kështu adoleshent dhe kur i dëgjoj këta fëmijë, më kujtohen fëmijët e mi. Kjo është hera e parë që festoj Krishtlindjet larg tyre”, thotë një ushtare për Klan Kosovën.