Babai i Krkic kritikon Guardiolan

Babai i Bojan Krkic ka kritikuar trajnerin aktual të Bayern Munchen, Pep Guardiola, duke thënë se nuk i kishte lënë shumë minuta derisa ishte te Barcelona.

Sport

21/12/2014 15:07

‘Guardiola nuk i dha atij mundësi të vazhdueshme. Në Copa del Rey, Bojan ishte top realizuesi për skuadrën e tij. Ai ka realizuar një apo dy gola në La Ligë dhe pastaj nuk luante për javë të tëra dhe kjo ishte e çuditshme”

”Ai më pas mbante Ibrahimovic në bankën rezervë dhe startoi me Bojan që realizoi gola deçiziv ndaj Tenerifes dhe Sevillas, por në fund ata transferuan edhe David Villan”, tha babai i lojtarit me pasaportë spanjolle.

Bojan aktualisht paraqitet te Stoke City ku po dëshmon vërtetë kualitete mjaft të larta në ligën më të fortë në botë, Premier Liga.