A do të jetë ndonjë deputet i LDK-së kundër buxhetit në Kuvend

Deputetët që tashmë kanë marrë epitetin, të “rebeluari” e LDK-së, pasi votuan kundër Qeverisë së drejtuar nga lideri i tyre Isa Mustafa, ende janë të pavendosur se si do të veprojnë në momentin kur në Kuvend do të sillet për votim Buxheti për vitin 2015.

Lajme

21/12/2014 10:57

Deputeti Armend Zemaj nuk ka dashur të thotë hapur nëse vota e tij do të jetë pro apo kundër, me arsyetimin se ende nuk e ka lexuar atë. “Dje e kemi marrë, nuk e kam lexuar akoma”, ka qenë përgjigja e vetme e deputeti Zemaj dhënë Botapressit.

As deputetja Lama nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në seancën kur votohet për Buxhetin. Megjithatë vota e saj nuk bazohet me votën kundër qeverisë, me arsyetimin se çdo vendim të cilin ajo e merr është i veçantë. “Ende nuk e kam lexuar. Çdo vendim është i veçantë”, ka deklaruar deputetja Lama.

E deputeti Adem Salihaj ka thënë se do të votojë për buxhetin dhe kjo për shkak të vonesave të mëdha që janë shkaktuar deri më tash.

“Ende nuk e kam analizuar buxhetin,por,duke marre parasysh vonesat e mëdha dhe pasojat nga mosaprovimi eventual i buxhetit, besoj se do të votoj për aprovimin e tij”, tha Salihaj.