Ronaldo nuk ia shtrin dorën Platinisë (Video)

Cristiano Ronaldo duket se është i irrituar me presidentin e UEFA-së, Michel Platini, pasi nuk ia shtrirë dorën gjatë mbrëmjes së kaluar.

Sport

21/12/2014 10:39

Ronaldo ka rënë në qendër të vëmnendjes nga mediat, pasi nuk ka dashur t’ia shtrijë dorën presidentit të UEFA-së, Michel Platinisë.

Reali u shpallë Kampion i Botës për Klube, dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Ronaldo e ironoi Platininë, të cilin nuk deshi as ta shikonte.

Presidenti‪ i UEFA-së gjatë tetorit ka dhënë një deklaratë mjaft interesante duke thënë se: “Unë nuk votoj për Topin e Artë, por zakonisht atë e kanë fituar lojtarët që kanë triumfuar me shtetin e tyre në Kupën e Botës. Këtë vit duhet ta fitojë një gjerman.

Video