Acura konfirmon prodhimin e super-veturës NSX
Pas disa vite spekulimesh që vetura nuk do të arrinte kurrë të prodhohej, krahu luksoz i Honda-së ka konfirmuar se prodhimi i super-veturës do të fillojë dhe njerëzit do të mund ta shohin atë në shfaqjen e veturave në Detroit në janar.
Auto & Tek
Gjenerata e ardhshme e NSX do të përcjellë një eksperiencë sportive tek të gjitha veturat e tjera koncept që edhe ia dhanë emrin origjinal NSX, tha Mike Accavitti, menaxheri i përgjithshëm i Acura.
Kjo është gjenerata e dytë e modelit NSX të Acura. Versioni 2016 i NSX do të ketë një motor V6, dhe do të jetë një hibrid i plotë. Një motor tjetër binjak V6 do të jetë prapa dy ulëseve dhe do të ndahet me dy motor të tjerë elektrik, të montuar tek rrotat e para, transmeton Lajmi.net.
Të tjera detaje nuk janë zbuluar ende, por vetura pritet që të prodhojë rreth 500 kuaj-fuqi.
Për më shumë mund ta shikoni edhe videon paralajmëruese të kësaj veture: