Enver Petrovci karshi Linda Halimit e Elhaida Danit
Aktori i njohur Enver Petrovci, ka vendosur që të vijë në publik ndryshe. Kësaj radhe atë nuk do ta shohim në ndonjë projekt filmik, por si këngëtar. Petrovci do të jetë konkurrent në festivalin e RTSH-së, karshi Linda Halimit e Elhaida Danit…

ShowBiz
Enver Petrovci i cili shquhet si njëri ndër emrat më të denjë të kinematorgafisë shqiptare, tani veten do ta dëshmojë edhe në këndim.
Petrovci as më pak e as më shumë, ka vendosur që të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së, ku nëse rrëmben çmimin e parë, mund të na përfaqësoj në ‘Eurovision’.
Pjesëmarrja e tij tashmë është bërë zyratre, përmes një komunikate për media, të lëshuar nga organizatorët e Festivalit.
Ndryshe bëhet e ditur se prezantuese e këtij edicioni do të jetë Liberta Spahiu në krah me Floriana Garo dhe Turian Hyskën.