A po thotë Pacolli se populli s’u tregua mirënjohës ndaj tij? (Foto)
Behgjet Pacolli për dallim nga politikanët tjerë të Kosovës, jo rrallë herë ka ndarë fonde nga pasuria e tij për të ndihmuar vendin me projekte të ndryshme. Por pavarësisht kësaj, në zgjedhjet e fundit partia e tij AKR nuk u mbështet nga qytetarët e Kosovës, për t’u bërë pjesë e Kuvendit.
Lajme
Pacolli ditëve të fundit, në llogarinë e tij në Facebook, ka filluar të shpërndajë fotografi të cilat tregojnë projekte dhe iniciativa të tij bamirëse për Kosovën dhe qytetarët e saj, raporton lajmi.net.
Tani kur atij i është dashur që të braktisë postin e zëvendëskryeministrit dhe partia e tij të qëndrojë jashtë Kuvendit dhe Qeverisë, Pacolli mund të ketë ndjerë mosmirënjohje.
Renovim i Kuvendit Kosovës, hyrjet dhe fasadën e xhamit si dhe zyrën e Kryetarit:
Mbindërtim i Fakultetit Filozofik në Prishtinë:
Renovimin e Xhamisë së Llapit: