Jashari: Kemi biseduar me ministrin Buja, presim shkarkimin e Zejnullhaut

Përfaqësuesit e veteranëve të luftës kanë bërë të ditur se aktualisht janë duke biseduar me ministrin e Arsimit, Ramë Buja për situatën e krijuar.

Lajme

04/12/2014 16:09

Xhavit Jashari, përfaqësues i OVL të UÇK-së ka thënë se pas takimeve me ministrin Buja dhe reagimit Faik Fazliu, udhëheqësit të Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, presin shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.

“Pas deklaratës së rektorit se nuk do ta respektojë vendimin e MASHT-it, ne kemi reaguar përmes përfaqësuesit tonë në qeveri dhe jemi duke e zhvilluar një takim me ministrin Buja dhe presim që të ndodhë shkarkimi i rektorit”.

“Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, ne do t’iu informojmë më hapat me mëtejshëm që t’i ndërmarrim”.

Jashari ka kritikuar disa media, që sipas tij, kanë shpërndarë dezinformata lidhur ecurinë e protestave. 

“Kemi kërkuar nga media që të mos bëjnë dezinformata, ku në disa prej tyre është shkruar se ka pasur eskalim të protestës dhe më pastaj janë shpërndarë, gjë që nuk është e vërtetë”.