Grushtoi atë që po i ofendonte vëllanë, dënohet me burg Sami Krasniqi
Me një grusht të vetëm ka qëlluar në nofull një person, kur ai në formë raciste po ofendonte vëllanë e tij. Zack Collins ka mbetur me gjashtë dhëmbë të thyer, pasi ra për toke si pasojë e goditjes.
Lajme
Collins po ofendonte një person në Britani të Madhe, duke mos e ditur që vëllai i tij është prapa. Ky i fundit, i njohur si Sami Krasniqi, e qëlloi atë pasi vëllai i tij u ofendua rëndë, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 22 qershor, në Playmoth të Davonit, ndërsa tani është shpallur dënimi për Krasniqin
Për këtë veprim atij i është shqiptuar dënimi prej 12 muajsh burg, pasi policia i kishin gjetur edhe një thikë në momentin e arrestimit. /Telegrafi/