Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve (Foto)
UEFA ka publikuar formacionin e javës nga xhiroja e pestë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Në sulm gjendet treshja e het-trikave, Mario Mandzukic, Sergio Aguero dhe Lionel Messi.
Sport
UEFA ka publikuar formacionin e përbërë nga futbollistët më të dalluar në ndeshjet e xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në portë, gjendet anëtari i Arsenalit, Martinez. Kurse, reparti defanziv përbëhet nga Abdennour i Monacos, Mbema i Anderlechtit, Mikel San Jose i Bilbaos dhe Juanfran i Atletico Madridit.
Në sistemin 4-3-3, në mesfushë është treshja Nani nga Sporting, Fabregas nga Chelsea, dhe Herrera i Portos.
Kurse, në sulm tre futbollistët që realizuan het-trika në duelet e skuadrave përkatëse, Mario Mandzukic i Atletico Madridit, Sergio Aguero nga Manchester City dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.