Zjarr në metronë e Londrës, panikë te udhëtarët (Video)
Dëshmitarët okularë raportojnë se dëgjuan një shpërthim të fortë, dhe menjëherë stacioni u mbulua nga tymi, ku u dëgjuan njerëzit teksa bërtisnin, zjarr, zjarr.
Bota
Charing Cross, një prej stacioneve kryesore të metros në Londër sot është evakuuar për shkak të zjarrit. Autoritetet kanë thënë se kjo ndodhi shkaku i një problemi elektrik.
Dëshmitarët okularë raportojnë se ata dëgjuan një zhurmë, edhe pastaj tymi mbuloi stacionin.
Pasagjerët mendonin se ndonjë bombë, dhe për këtë i kishte kapluar panika dhe filluan të bërtasin.
Raportohet se shumë shpejtë erdhën zjarrfikësit, të cilët bënë që zjarri të shuhet dhe çdo gjë shkoi pa të lënduar. (lajmi.net)