Rusia dhe Kina ‘tradhëtojnë’ Serbinë

Rusia dhe Kina kanë ‘tradhëtuar’ Serbinë pasi kanë vendosur të pranojnë Kosovën me të drejta të plota në Komitetin e Lojërave Olimpike.

Sport

18/11/2014 15:00

Dy shtete më të forta në botë, Rusia dhe Kina të cilët ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e kanë ndërmend të bllokojnë këtë të fundit në Komitetin e Lojërave Olimpike, gjithnjë sipas raportit të bërë nga e përditshmja serbe, Kurir.rs.

Lojërat e ardhshme olimpike që zhvillohen në Rio de Janeiro, do të shohin Kosovën me stemën e saj, e cila do të paraqitet si shtet në vete, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Komitetit të Lojërave Olimpike, Tomas Bah nuk ka dhënë ndonjë reagim negativ, pas pranimit të Kosovës në këtë Komitet, duke ‘tradhëtuar’ kështu Serbinë.

Serbia nuk është e kënaqur me këtë vendim, mirëpo Komiteti i Rusisë, nuk e ka ndërmend të reagojë në mënyrë negative, pasi tashmë e ka pranuar Kosovën që të paraqitet në Lojëra Olimpike, gjithnjë sipas raportit të bërë nga Kurir.